Legjenda algjeriane tremb Milanin mbi yllin e ekipit

Futboll

Legjenda algjeriane tremb Milanin mbi yllin e ekipit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Ismael Bennacer

Ismael Bennacer ka qenë themelor te Milani këto vitet e fundit dhe teknikisht mesfushori i nivelit më të lartë por dëmtimet e shpeshta kanë ngadalësuar pak rritjen e tij edhe pse rikthimi i ka dhënë kuqezinjve pak energji plus.

Megjithatë, nëse nuk do të ishte operuar vitin e shkuar, në verë mund të ishte shitur ai dhe jo Sandro Tonali (u transferua te Newcastle për rreth 70 mln euro dhe bonuse).

Megjithatë, këtë verë nuk perjashtohet qe gjithesesi te shitet per te arketuar. Per kete flet edhe nje futbollist i Algjerise. Islam Slimani qe e njeh mjaft mire ka thene diten e djeshme: “E njoh Bennacer që nga viti 2017, dhe mund të them se ai e meriton të jetë aty ku është aktualosht.

Pa i hequr asgjë Milanit, i cili është një klub i madh i futbollit, besoj se Isma mund të synojë edhe më lart dhe te kete me shume ambicje.

Ai mund luan për skuadra të mëdha si Manchester City, Real Madrid dhe Bayern Munich, veçanërisht sepse është ende i ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat