Publikohen formacionet titullare të derbit

Futboll

Publikohen formacionet titullare të derbit

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ndez sot kryeqytetin, me një sfidë e cila pritet të dhurojë një luftë të fortë, pasi të dy skuadrave u duhen medoemos pikët për të shmangur një krizë e për të rrezikuar vendin në katërshen e parë.

Trajneri Shehi i ka besuar edhe në këtë sfidë dyshes Mba-Skuka nga minuta e parë, edhe pse në ndeshjen e fundit loja ofensive e ekipit me ta në rreshtim la për të dëshiruar.

Ndërsa trajneri Ahmataj ka vendosur të mbajë në stol Patrik në këtë sfidë, si opsion rezervë për vijimin e duelit ku kërkon me çdo kusht një rezultat pozitiv.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Sota, Sembene, Hadroj ,Atanaskoski, Maget, Murataj, Rrapaj, Cara, Mba, Skuka.

Trajner: Orges Shehi

TIRANA: Abdullahi, Përgjoni, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Deliu, Lushkja, Abazaj, Latifi.

Trajner: Julian Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat