Beqiri: Ne jemi Shkëndija 

Futboll

Beqiri: Ne jemi Shkëndija 

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 22:16
Trajneri Jeton Beqiri

Gjysmësezoni pranveror për Shkëndijën e Tetovës nis të dielën në transfertën me Makedonija Gj.P. në Gjorgje Petrov të Shkuput në duelin e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Trajneri Jeton Beqiri pas një faze pozitive përgatitore beson se skuadra është e gatshme për fillimin e garave zyrtare në vitin 2024. 

Dueli Makedonija Gj.P. – Shkëndija luhet të dielën në orën 14:00.

Jeton Beqiri, tha: “Mendoj se kemi kaluar një fazë përgatitore të pëlqyeshme, pozitive dhe besoj se ekipi është i përgatitur për fillimin e kampionatit.

Më gëzon forma fizike e futbollistëve për shkak se gjithë ekipin e kemi të gatshëm për lojë, përveç futbollistëve që janë të pezulluar me kartona.

Forma e ekipit është e kënaqshme në këtë fillim besoj unë, por sigurisht se ndeshjet kampionale dallojnë shumë nga ndeshjet kontrolluese edhe për shkak të kushteve në të cilat zhvillohen ato.

Dihet se këtë muaj gjithë skuadrat do të kenë probleme me fushat për shkak se nuk janë në gjendjen e duhur. Por ne jemi Shkëndija, jemi të detyruar të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Për Makedonija Gj.P?

Jeton Beqiri përgjigjet: “Ne kemi shumë respekt për ekipin e Makedonias për shkak se është një ekip me eksperiencë në ligën e Maqedonisë.

Ne e kemi analizuar në detale çdo situatë sa i përket ekipit kundërshtar, por megjithatë mendoj se gjithçka në këtë ndeshje varet nga ne, konkretisht varet nga performansa jonë.

Në qoftë se futbollistët japin maksimumin dhe futbollistët bëjnë performansë të mirë, unë jam i sigurtë se ne do të dalim me rezultat maksimal nga kjo ndeshje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat