Fushë Kosova turpërohet në Malishevë

Futboll

Fushë Kosova turpërohet në Malishevë

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 14:52
Drilon Hazrollaj

Fushë Kosova është në krizë të thellë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.

Malisheva me lojë e rezultat e ka turpëruar me rezultat 4:1 Fushë Kosovën, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.  

Autor i golit të parë është Rilind Haziraj në minutën e 3-të. Malisheva shton epërsinë në 2:0 në minutën e 26-të me golin e Altin Aliut, duke sjellë gëzim të madh të tifozët në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Në pjesën e dytë janë shënuar edhe tre, Drilon Hazrollaj (50’) e Laurent Xhylani (71’) për vendasit.dhe për mysafirët realizoi Hajdari (90').

Malisheva renditet në vend të katërt me 32 pikë e Fushë Kosova është e nëntë me 11 sosh pas javës së 20-të në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat