Canka: E kisha parashikuar që do shënoja

Futboll

Canka: E kisha parashikuar që do shënoja

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:18
Mikel Canka - majtas

Ka përfunduar ndeshja mes Lushnjes dhe Vorës e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

Ndeshja që u zhvillua në Lushnje përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Ndërkohë që Vora mori dhe dy kartonë të kuq në këtë sfidë.

Pas kësaj ndeshje për mikrofonat e MCN TV, foli autori i dy golave për Lushnjen, Mikel Canka.

“Më vjen mirë që ndodhi kështu, e kisha parashikuar që do të shënoj, dhashë maksimumin për skuadrën pavarësisht se pata një dëmtim me pulpën dhe mund ta coja më lart. Golat ia dedikoj shokëve të skuadrës, familjes dhe tifozëve lushnjarë se pa ata nuk do të isha këtu.

Unë kam arritur një kuotë golash që si sulmues që jam, jam i kënaqur, më kanë çuar këtu ku jam, dua të jap maksimumin për 1-2 vjet. Mundohem të jap më të mirë që kam marrë nga Fatjon Sefa dhe tua përcjell shokëve të skuadrës”, është shprehur kapiteni i Lushnjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat