Vjosa, Prishtina e Re, Ferizaj e Ulpiana - fyt për fyti për kreun e tabelës, ja renditja 

Futboll

Vjosa, Prishtina e Re, Ferizaj e Ulpiana - fyt për fyti për kreun e tabelës, ja renditja 

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:31
Festë e pmendur e Ferizajt

Vjosa e Shtimes si vendas sot e ka mposhtur me rezultat 2:1 Flamurtarin e Prishtinës.

Diar Halili shënoi dy gola për Vjosën.

Ferizaj ka fituar në Vushtrri me rezultat 2:1 falë golave të Albion Kurtajt. 

Image

Vjosa

Prishtina e Re ka treguar forcën ndaj Kikës duke e deklasuar me 4:0.

Golat i realizuan Salih Kosumi (8’), Urim Statovci (46’ e 47’), Lorik Dobratiqi (52’). 

Image

Prishtina e Re

Ulpiana ngadhënjeu të premten me 2:1 kundër Ramiz Sadikut të Prishtinës. 

Vjosa, Prishtina e Re, Ferizaj e Ulpiana - fyt për fyti për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B.

Java e  15-të, Grupi B

Ulpiana - Ramiz Sadiku 2:1
Vushtrria – Ferizaj 1:2
Vjosa – Flamurtari 2:1
Prishtina e Re – Kika 4:0
Vllaznia - 2 Korriku    1:1

Vjosa kryeson me 34 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 33, Ferizaj 32, Ulpiana 31, Ramiz Sadku 18, 2 Korriku 15, Kika 13, Flamurtari 12, Vushtrria 11 e Vllaznia me 11 pikë.

Në javën e 16-të do të takohen: Kika - Vushtrria, Ramiz Sadiku - Vjosa, Ferizaj - Ulpiana, Flamurtari - Vllaznia dhe 2 Korriku - Prishtina e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat