Klodian Arbëri pas humbjes me Lushnjen: Skuadra ime reagoi mirë edhe pse kishim lojtarë mangët

Futboll

Klodian Arbëri pas humbjes me Lushnjen: Skuadra ime reagoi mirë edhe pse kishim lojtarë mangët

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:23
Klodian Arbëri

Ka përfunduar ndeshja mes Lushnjes dhe Vorës e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja që u zhvillua në Lushnje përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Ndërkohë që Vora mori dhe dy kartonë të kuq në këtë sfidë. Pas kësaj ndeshje për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Vorës, Klodian Arbëri.

“E nisëm mirë ndeshjen, por kartoni i kuq i portierit…

Ne po rrezikonim dhe shënuam edhe me 1 lojtar më pak. Normal bie gjendja fizike dhe ndikojnë. Lushnja kishte raste pasi ne ishim në disavantazh numerik, por jam i kënaqur nga lojtarët. Nuk kemi lënë gjë pa bërë sot. E nisëm lojën shumë mirë.

Edhe pse ishim me lojtarë mangët, skuadra reagoi mirë. Mënyrën e lojës e krijuam shumë mirë.

Po ta shikosh matematikën nuk na heq të drejtën të besojmë, por llogjika na e heq. Gjithsesi ka akoma ndeshje, shpresoj të bëjmë më të mirën”, u shpreh trajneri i Vorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat