Mallorca mposhtet nga Sociedadi, Vedat Muriqi standard 

Futboll

Mallorca mposhtet nga Sociedadi, Vedat Muriqi standard 

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 20:31
Pamje nga ndeshja

Mallorca ka pësuar humbje me rezultat 1:2 nga Sociedadi, në takimin e javës së 25-të të kampionatit spanjoll. 

Mallorca pati shumë vështirësi për faktin se 45 minuta mbeti pa një futbollist, kur Raillo është përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka luajtur standard por hasën në vështirësi ndaj skuadrës së papërshtatshme Sociedad.  

Sanchez shënoi në minutën e 4-të pas asistimit të Larin dhe 1:0 për Mallorca-n. 

Mysafirët barazuan me golin e futbollistit Kubo në minutën e 38-të.

Merino në minutën e 90+3 realizoi për fitoren 1:2 të Sociedadit. 

Sociedad zë vendin e gjashtë me 40 pikë e Mallorca është në të 16-tin me 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat