Ngjan edhe kjo në boks

Futboll

Ngjan edhe kjo në boks

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:22
Pamje nga meç

Shpresat e boksierit filipinas Manny Pacquiao për të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit janë shuar përfundimisht. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) refuzoi kërkesën e legjendës së boksit për ta lejuar të marrë pjesë, pavarësisht se ka kaluar moshën e lejuar.

Kështu, rikthimi në boks e veçanërisht në Lojërat Olimpike nuk do të ndodhë për legjendën e boksit Manny Pacquiao, ish-kampion i shumëfishte i botës. IOC ka deklaruar se kufiri i moshes i lejuar për boksierët për të garuar në Lojërat Olimpike është 40 vjeç. Ndërsa filipinasi është 45 vjeç.

IOC tha të dielën se u shkroi zyrtarëve olimpikë në Filipine, duke shpjeguar se kufiri i moshës deri 40 vjeç për boksierët do të respektohet. Kufiri i moshës për boksin olimpik u rrit në nga 34 në 40 vjeç në vitin 2013, një lëvizje që do ta lejonte Pacquaio të garonte në “Rio 2016”.

Asokohe ai zgjodhi të mos e bënte këtë gjë, kohë kur u zgjodh senator në vendin e tij. Gjithsesi, Pacquaio fillimisht do t’i duhej të fitonte një vend në Lojërat Olimpike të Parisit në një nga dy turnetë kualifikuese që organizohen në Itali (prill) dhe në Tajlandë (maj).

Pacquaio e përfundoi karrierën e tij historike në shtator të vitit 2021 në moshën 42-vjeçare pas 72 ndeshjeve, duke u bërë boksieri i parë që fitoi tituj botërorë në tetë kategori të peshave të ndryshme. Ai donte të boksonte në moshën 45-vjeçare në turneun olimpik në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat