Ambasadori i Gjermanisë për Kosovë, i lumtur që Foda u emërua trajner i Dardanëve

Futboll

Ambasadori i Gjermanisë për Kosovë, i lumtur që Foda u emërua trajner i Dardanëve

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:10
Ademi e Foda

Pak ditë më parë, Kombëtarja e Kosovës u bë me trajner të ri, ku në krye të tyre erdhi gjermani Franco Foda.

Trajneri gjerman u prezantuar tek “Dardanët” ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

E gjatë ditës së sotme, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka thënë disa fjalë në lidhje me emërimin e Fodas tek Kosova, në llogarinë e tij në “Twitter”.

Rohde u shpreh shumë i lumtur që Foda do ta drejtoj ekipin e Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm pikërisht në kohën e Ditës së Pavarësisë fundjavën e kaluar: I kënaqur që Franco Foda merr drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në futboll. I uroj atij dhe gjithë ekipit të tij suksese të mëdha.

Veprimi i FFK-së, sekretarit gjeneral Weidner dhe trajnerit Foda tregojnë fuqishëm marrëdhëniet tona të veçanta, gjithashtu edhe në futboll”.

Franco Foda ka nënshkruar kontratë me Kosovës për dy vite dhe debutimi i tij do të ndodh gjatë muajit mars, kur verdh e kaltrit i zhvillojnë dy miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat