Aleksi pas penalltisë së shënuar: Vendosa ta gjuaja sa më lart

Futboll

Aleksi pas penalltisë së shënuar: Vendosa ta gjuaja sa më lart

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:22
Aleksi - majtas

Albano Aleksi ishte protagonisti i fitores së Egnatias në Kupë kundër Laçit, duke gjetur rrjetën në minutën e fundit falë një 11-metërshi.

Mesfushori i rrogozhinasve u shpreh se penalltitë i vendos trajneri se kush i gjuan dhe se ndihet mirë për sigurinë që i dha skuadrës për ndeshjen e dytë.

“Ishte një moment shumë i mirë. në ndeshjet e mira besoj të vjen dhe goli.

Ekipit i dhashë një frymëmarrje për ndeshjen e dytë. Siguruam të minimumi një gol në ndeshjen e parë.

Penalltitë i vendos trajneri. Isha unë në listë dhe ndihesha më mirë.

Unë s’është se vendos përpara. Vendosa që ta çoja topin sa më lart dhe aty besoj se është e pakapshme për çdo portier”, tha Aleksi për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat