Tuchel pranë rikthimit në Premier League sezonit tjetër

Futboll

Tuchel pranë rikthimit në Premier League sezonit tjetër

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 13:21
Thomas Tuchel

Trajneri Thomas Tuchel është i hapur për një rikthim në Premier League, pasi Bayern Munich konfirmoi se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Largimi i gjermanit do të ketë implikime në një sërë vendimesh të klubeve të ligës angleze në lidhje me pozicionet e tyre drejtuese për sezonin e ardhshëm.

Në veçanti, interesi i Liverpool për trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, do të testohet me Bayern Mynih që gjithashtu dëshiron të marrë trajnerin spanjoll.

Në rast se Alonso zgjedh të qëndrojë në Gjermani, atëherë Tuchel mund të jetë pasardhësi i Klop te skuadra e Liverpool.

Tuchel arriti një sukses të madh me Chelsea duke fituar Ligën e Kampionëve përpara se të shkarkohej në fillim të sezonit të kaluar. 50-vjeçari është i etur për të punuar sërish në Premier League dhe rikthimi te Chelsea mund të jetë një tjetër opsion, duke parë vështirësite që po has Pochettino.

Edhe Ëest Ham apo Brighton mund të ndërhyjnë për të sjellë në Angli trajnerin gjerman. West Ham pritet të sjellë një trajner të ri, ndërsa Brighton i trembet largimit të De Zerbi (pëlqehet nga Liverpool), ndaj klubi nuk dëshiron që të mbetet zbuluar në rast se italiani largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat