Shuma e frikshme që ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi

Futboll

Shuma e frikshme që ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:56
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka fituar një shumë të madhe që kur realizoi një transferim në Saudi Pro League.

Pak më shumë se një vit më parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ra dakord të largohej nga United dhe arriti një  marrëveshje milionere me  skuadrën e Saudi Pro League, Al Nassr.

Pas tij, në kampionatin saudit kanë shkuar si Neymar Jr, Sadio Mane, Roberto Firmino, Karim Benzema, Jordan Henderson dhe Riyad Mahrez.

Transferimi i Ronaldos u konfirmua më 30 dhjetor 2022, rreth një muaj pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre pas një mosmarrëveshjeje me Erik ten Hag dhe një interviste të ashpër të portugezit.

Sipas Marca, ylli portugez ra dakord për një marrëveshje marramendëse prej 177 milionë sterlinash në vit me Al Nassr, e cila arrin në rreth 3,403,846 £ në javë.

Dhe duke qenë tani në klub për rreth 60 javë, ai ka fituar afërsisht 204,230,769 £.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat