Ish - futbollisti i Evertonit dënohet me burgim të përjetshëm për trukim ndeshjesh

Futboll

Ish - futbollisti i Evertonit dënohet me burgim të përjetshëm për trukim ndeshjesh

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:45
Li Tie

Ish-lojtari i Evertonit, Li Tie, është dënuar me burgim të përjetshëm, sipas raportimeve në vendlindjen e tij, Kinë. 

46-vjeçari u përfshi në një skandal korrupsioni, pasi pranoi publikisht se kishte paguar 3 milionë juanë (330.000 £) ryshfet për të menaxhuar ekipin kombëtar të Kinës.

Gjithashtu, në rrëfimin e tij televiziv për transmetuesin shtetëror CCTV, ish-mesfushori pranoi se kishte marrë pjesë në një skandal të trukimit të ndeshjeve.

Një nga lojtarët kinezë më të talentuar të gjeneratës së tij, i cili luajti 92 ndeshje për kombëtaren e tij, bëri 33 paraqitje me Evertonin gjatë huazimit nga skuadra e fëmijërisë, Liaoning, në sezonin 2002-2003.

Më pas u ble nga “Toffees” për 1.2 milionë stërlina. Ai luajti 7 ndeshje sezonin vijues, përpara se të thyente këmbën me kombëtaren në shkurt 2004.

Pasi u kthye në Kinë më 2008 dhe pasi u tërhoq nga të luajturit futboll tri vite më vonë, Li filloi karrierën e trajnerit, e cila që atëherë e la me turp. 46-vjeçari ka pranuar se ka trukuar ndeshjet gjatë kohës që ishte trajner i Hebei China Fortune dhe më vonë i Wuhan Zall.

Skuadra me bazë në Wuhan siguroi ngjitjen nga “China League One” si kampione më 2018.

Të premten dolën raporte nga Kina se Li ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa ish-kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, do të vuajë 15 vite burg. Gjithashtu, zëvendëspresidenti aktual Du Zhaocai thuhet se është dënuar me 13 vite burg.

Muajin e kaluar, duke folur në televizion drejtpërdrejt, Li tha: “Më vjen shumë keq.

Duhet të kisha qëndruar me këmbë në tokë dhe të ndiqja rrugën e duhur. Kishte disa gjëra që në atë kohë ishin praktika të zakonshme në futboll.

Duke fituar ‘sukses’ me mjete të tilla të pahijshme, në fakt më bëri gjithnjë e më të paduruar dhe më të etur për rezultate të shpejta.

Për të arritur një performancë të mirë, kam përdorur ndikimin mbi arbitrat, korruptimin e lojtarëve dhe trajnerëve kundërshtarë.

Kjo sjellje të kthehet në zakon dhe në fund krijon varësi të lehtë nga këto praktika”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat