Ardon Jashari shënon për fitoren e madhe të Luzernit

Futboll

Ardon Jashari shënon për fitoren e madhe të Luzernit

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:24
Ardon Jashari

Skuadra e Luzernit ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në konak të Grasshoppersit në kuadër të javës së 25-të të kampionatit zviceran.

Futbollisti Ardon Jashari është autor i golit të fitores në minutën e 63-të. 

Kapiteni Jashari ka treguar lojë të mirë dhe i solli fitores skuadrës së tij.  

Dijon Kameri futet në lojë në minutën e 58-të për Grasshoppersin dhe pas 14 minutave është ndëshkuar me karton të verdhë.

Luzerni renditet në vend të pestë me 37 pikë e Grasshoppers është në të 10-tin me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat