ATS-Kastriotët finalja e madhe e sezonit

Futboll

ATS-Kastriotët finalja e madhe e sezonit

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:53
Pamje nga ndeshja

ATS-Kastriotët është finalja e madhe e FSHF Cup, një kompeticion i cili organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF mes skuadrave të futbollit 9×9.

Këto dy ekipe do të jenë pjesë e finales së këtij edicioni, pasi kaluan të gjitha fazat e mëparshme, duke siguruar biletat edhe për ndeshjen e fundit.

Sfidat gjysmëfinale u zhvilluan mbrëmjen e së premtes në “Shtëpinë e Futbollit”, ATS-Dajti dhe Kastriotët-Dymbëdhjeta.

Në një atmosferë të zjarrtë të mbushur plot me tifozë në “Shtëpinë e Futbollit”, dy sfidat gjysmëfinale dhuruan emocione, ATS triumfoi 2-1 ndaj Dajtit ndërsa Kastriotët fituan minimalisht 1-0 ndaj skuadrës Dymbëdhjeta.

Përballja finale në FSHF Cup, ATS-Kastriotët pritet të dhurojë spektakël, pasi të dyja skuadrat kanë bërë mirë edhe në kampionat. ATS kryeson në grupin A ndërsa Kastiotët ndodhen në vendin e dytë në grupin B..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat