Bashkimi i Jabollçishtit me fitore të thellë

Futboll

Bashkimi i Jabollçishtit me fitore të thellë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:26
Bashkimi i Jabollçishtit

KF Bashkimi nga Jabollçishti ka shënuar fitore bindëse ndaj Babunës, duke e mposhtur me rezultat 4-0, shkruan Open-TV.

Dy gola i ka shënuar Zani Ahmeti, kurse nga njëherë shënuan: Erhan Useinov dhe një autogol.

Me këto tre pikë Bashkimi ka grumbulluar 24 pikë nga tetë ndeshje, pra ka pikë maksimale. Klubi shqiptar ndiqet nga Ilinden me dy pikë më pak.

Kujtojmë se Bashkimi ishte shpallur kampion vjeshtor në Ligën komunale Velesit dhe se ambiciet janë tituli kampion dhe ngjitja në Ligën e Tretë.

Pas përfundimit të lojës dhe fitores së thellë lojtarët dhe stafi teknik kanë drekuar, dhuratë kjo nga mërgimtarët e Velesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat