Vazhdon ‘beteja’ ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit, portugezi kërkon pagat e papaguara

Futboll

Vazhdon ‘beteja’ ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit, portugezi kërkon pagat e papaguara

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka vazhduar betejën e tij ligjore me ish-klubin Juventus mbi pagat e papaguara në vlerë prej 19.5 milionë eurosh dhe një vendim i gjykatës pritet në fund të muajit prill.

Kjo mosmarrëveshje mes palëve ka vazhduar që prej largimit të yllit portugez nga Italia për tu rikthyer tek Manchester United në gusht të 2021, me ish-fituesin e Topit të Artë që po insiston se Juventusi i detyrohen rreth 19.5 milionë euro.

Juventusi në anën tjetër ka pohuar se ai kishte nënshkruar për të hequr dorë nga paratë e mbetura pas transferimit tek Manchester United, një situatë e cila u tejkalua me shpejtësi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Ronaldo e kishte çuar çështjen në arbitrazh në qershor të 2023 dhe Calcio e Finanza ka inspektuar dokumentin i cili  ka konfirmuar se do të ketë një tjetër seancë gjyqësore më datë 5 shkurt.

Gjykata e Arbitrazhit Collegio pritet që të jap verdiktin e saj më datën 22 prill sa i përket kësaj çështjeje.

Avokatët e Juventusit kanë insistuar se klubi i konsideron si të pabaza kërkesat e Ronaldos dhe se ata janë aq të sigurt sa nuk janë lënë mënjanë fonde shtesë në rast se humbin çështjen.

Ronaldo është ende duke luajtur dhe e ka bërë kalimin tek Al Nassr në Ligën Saudite si lojtar i lirë në janar të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat