Tifozët e ironizuan “Messi, Messi”, Ronaldo përfundon nën hetim

Futboll

Tifozët e ironizuan “Messi, Messi”, Ronaldo përfundon nën hetim

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:49
Ronaldo

Polemika në Arabinë Saudite për shkak të një veprimi të pahijshëm të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Al Shabab – Al Nassr 2-3. “Ylli” portugez nuk u përmbajt ndaj tifozëve vendas që thërrisnin në kor “Messi, Messi!”, për kundërshtarin e tij historik.

CR7, i cili shënoi një nga golat e skuadrës së tij, iu drejtua tifozëve në tribuna me një gjest “imoral”, siç citojnë burime nga Arabia Saudite. Dhe tani është duke u hetuar nga organet kompetente.

Portugezi, i cili ka shënuar 22 gola këtë sezon në ligën saudite (golashënuesi më i mirë në kampionat, me tre më shumë se Mitrovic, nga Al Hilal), është ngacmuar vazhdimit në këtë sezon me kore të këtij lloji (“Messi, Messi”).

Dhe sa bërtasin “Messi”, ai acarohet dhe tregon organet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat