Olsson në gjendje të rëndë

Futboll

Olsson në gjendje të rëndë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:39
Kristoffer Olsson

Momente të vështira për botën e futbollit dhe në veçanti për Suedinë.

Kristoffer Olsson, një futbollist i Midtjylland, është shtruar në një spital në Danimarkë pas një sëmundjeje të papritur. Këtë e ka bërë të ditur Federata Suedeze përmes një komunikate zyrtare për mediat.

Në shënim thuhet se “Të martën në mëngjes, morëm lajmin e tmerrshëm se lojtari i kombëtares së meshkujve, Kristoffer Olsson u godit nga një sëmundje e papritur dhe tani ndodhet në në spital në intubim”. Olsson aktualisht ndodhet në terapi intensive dhe zhvillimet e tij po monitorohen.

Futbollisti është një anëtar i Midtjylland, me klubin që zbulon se ai është shtruar në spital pas një sëmundjeje "me sa duket akute, e lidhur me trurin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat