Zdenek Zeman bëhet gati për jetën e re

Futboll

Zdenek Zeman bëhet gati për jetën e re

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:06
Zdenek Zeman

Zdenek Zeman luftoi me sëmundjen dhe ia doli që të fitonte një betejë të rëndësishme në jetën e tij.

Një trajner i njohur edhe për shkak të konsumimit të tepër të duhanit, aq sa shumë prej fotove që gjenden prej tij, janë gjithmonë duke mbajtur një cigare në dorë.

Jo pak, por 60 cigare dhe 7 kafe në ditë ishte norma e konsumimit të Zdenek Zeman.

E gjitha kjo i dha probleme shëndetësore dhe trajneri kaloi me sukses operimin.

Sipas Dr. Stefano Guarracini, shefi i kardiologjisë në klinikën Pierangeli në Pescara, Zeman do të lihet i lirë që të shkojë në shtëpi dhe nuk do të ketë një operacion të dytë për të.

Megjithatë trajneri duhej t’i premtonte doktorëve se do të pinte vetëm 2-3 kafe në ditë dhe duhej të konsumonte vetëm katër cigare në ditë, pasi në të kundërt shëndeti i tij mund të dëmtohet shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat