Bundesliga gjermane vjen sonte me ndeshjen Freiburg-Bayern

Futboll

Bundesliga gjermane vjen sonte me ndeshjen Freiburg-Bayern

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:17
Pamje nga një ndeshje

Top-ligat evropiane rikthehen sonte me disa duele mjaft interesante.

Serie A, një nga ligat më të forta në Evropë, rikthehet me përballjen mes Lazios dhe Milanit.

Dueli mes “lacialëve” dhe ‘Rossonerëve’ gjithnjë ka prodhuar ndeshje të fortë dhe një sfidë e tillë pritet të luhet edhe sonte, ndeshje kjo që fillon në orën 20:45.

Lazio aktualisht zë vendin e tetë me 40 pikë, derisa Milani është treta me 53 sosh.

Bundesliga gjermane vjen sonte me ndeshjen Freiburg-Bayern Munih, ndeshje kjo që starton 20:30.

Pikët nga kjo ndeshje janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për ‘Bavarezët’ që akoma janë në garë për kreun e tabelës.

Bayern Munich pozicionohet në vendin e dytë me 53 pikë, tetë më pak se lideri i tabelës, Bayer Leverkusen, kurse, Freiburg është e nënta me 29 sosh.

Ndërkaq, Ligue 1 sjellë përballjen e “nxehtë” mes Monacos dhe PSG-së, ndeshje që fillon në orën 21:00.

Monaco synon të ndal parisienët në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, derisa PSG që kryeson tabelën me 54 pikë, 11-të më shumë së ndjekësi Brest, kërkon një tjetër fitore në garën për të mbrojtur titullin e kampionit në Francës.

Ndërkaq, La Liga rikthehet sonte me duelin Celta Vigo-Almeria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat