Të hënën seminar me trajnerë në Prishtinë, ligjërues Astrit Maçi

Futboll

Të hënën seminar me trajnerë në Prishtinë, ligjërues Astrit Maçi

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:17
Pamje nga një seminar

Të hënën do të mbahet seminari për trajner të futbollit të Kosovës.

Astrit Maçi, emër i njohur i futbollit, do të ligjërojë në këtë seminar që organizohet në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës. 

“Shoqata e Trajnerëve e Futbollit e Republikës së Kosovës ( SHTFRK) në bashkëpunim me FFK-në me 4 mars (e hënë) do të organizoj seminarin për trajner të klubeve të Albi Mall Super ligës dhe klubeve të Viva Fresh ligës së parë.

Seminari është një ditor dhe  do të mbahet në selinë e FFK-së në Prishtinë, salla e konferencave (pjesa teorike; paradite nga ora 9;00-12;00 dhe pjesa praktike; pasdite nga ora 14;00-16;00 në Qendrën e trajnimeve në Hajvali”, njofton FFK.

“Ligjërues në këtë seminar do të jetë z. Astrit Maçi i cili do të shtjelloj temën: Përgatitja fizike e  futbollistëve me dhe pa top.

Cilësia e ligjëruesit është e nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një specialist të përgatitjeve tekniko-taktike dhe fizike të futbollistëve, ish trajner i kombëtareve të grup- moshave dhe drejtor i Qendrës së edukimit në FSHF”, thuhet më tej. 

Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale përkatësisht përformancës të trajnerëve në nivel edhe më të lartë. Kryetar Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës është Muharrem Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat