Fushë Kosova trondit Dritën, tre pikë shpresëdhënëse

Futboll

Fushë Kosova trondit Dritën, tre pikë shpresëdhënëse

Nga: K. G. Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:58
Fushë Kosova

Fushë Kosova ka shënuar fitore (1:0) me peshë të madhe ndaj Dritës së favorizuar në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tre pikë shpresëdhënëse për Fushë Kosovën dhe një humbje tronditëse për Dritën. 

Gjithçka është vulosur në minutën e 87-të. 

Futbollisti Sinanoviq ka shënuar për triumfin e Fushë Kosovës në takim që është zhvilluar në stadiumin "Sami Kelmendi" në Lipjan.

Drita zë vendin e tretë me 43 pikë e Fushë Kosova është në të 9-tin me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat