Besa fiton, + 5 pikë para Pelisterit të Manastirit

Futboll

Besa fiton, + 5 pikë para Pelisterit të Manastirit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 mars 2024 Në ora: 16:58
Besa e Dobërdolit

Skuadra shqiptare, Besa e Dobërdolit, ka shënuar fitore të madhe dhe e bën edhe një hap drejt elitës së futbollit maqedonas.

Lideri i ligës, Besa e ka mposhtur me rezultat 2:0 Novacin, në takimin e javës së 18-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut. 

Futbollistët Taipi dhe Emini shënuan për fitoren e skuadrës nga Dobërdolli.

Arsimi i Çegranit e ka mundur me 2:1 Detonitin, Arsimi me pikë të plota dhe po i afrohet vendit të tretë që shpie në play – off për hyrjen në elitë.

Bashkimi fitoi tre pikë të mëdha ndaj Osogovos.

Skuadra nga Kumanova ngadhënjeu me 2:1 ndaj Osogovos.

Java e 18-të

Arsimi – Detonit 2:1
Bashkimi – Osogovo 2:1
Besa - Novaci 2:0
Shkup - Kozhuv 0:0
Ohrid – Pobeda 1:0

Pelisteri – Sasa 2:0
Teteksi – Bellasica 1:2
Vardari (N) – Karaorman 2:0

Renditja: Besa kryeson me 47 pikë, Pelisteri 42, Detonit 38, Arsimi 32, Ohrid 27, Vardari (N) 27, Bashkimi 27, Skopje 25 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat