Vjosa fiton me përmbysje e Prishtina e Re ruan kreun e tabelës

Futboll

Vjosa fiton me përmbysje e Prishtina e Re ruan kreun e tabelës

Nga: K. G. Më: 2 mars 2024 Në ora: 19:48
Prishtina e Re

Vjosa e Shtimes e ka fituar derbin me përmbysje me rezultat 4:2 ndaj Ulpianës së Lipjanit, në takimin e javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B. 

“Përfundon takimi me një rikthim të madh duke humbur 0:2 e rikthejmë me rezultat 4:2.

Golashënues: Riad Murseli dy gola, Diar Halili 1 e Fidan Gashi 1.

Falënderojmë tifozët që na përkrahën gjatë gjithë ndeshjes, për një rikthim të madh duke fituar me 9 lojtar në fushë.

Bashkë është e mundur!”, shkruan në faqen e Vjosës.

Prishtina e Re e ka mposhtur me rezultat 1:0 Flamurtarin e Prishtina. 

Golashënues Dardan Jashari (17’).

Prishtina e Re kryeson me 39 pikë, pasojnë Vjosa 37, Ferizaj 35 (një ndeshje më pak), Ulpiana 31 pikë etj.

Grupi B
E shtunë 

Vjosa - Ulpiana 4:2
Prishtina e Re - Flamurtari 1:0

E diel

Vushtrria - 2 Korriku
Kika - Ferizaj 
Vllaznia - Ramiz Sadiku
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat