Bologna befason edhe Atalantën në Bergamo, i afrohet zonës së Champions League

Futboll

Bologna befason edhe Atalantën në Bergamo, i afrohet zonës së Champions League

Nga: K.G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:47
Pamje nga ndeshja

Bolpgna ka vazhduar me lojëra të mira dhe i afrohet zonës së Champions League në futboll. 

Bologna ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Atalantës në Bergamo. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me ekipin e Atalantës, patën një mbrëmje të keqe, duke mbetur pa pikë në konak të tyre.

Për Bolognan shënuan Zirkzee (57' - nga penaltia), Ferguson (61') dhe për Atalantën realizoi Lookman (28').

Bologna zë vendin e katërt me 51 pikë e Atalanta të pestin me 47 sosh pas 27 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat