Chelsea identifikon dy zëvendësues të Pochettino

Futboll

Chelsea identifikon dy zëvendësues të Pochettino

Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:26
Pochettino

Mediat britanike konfirmojnë se drejtuesit e Chelsea do të rishikojnë pozicionin e trajnerit Mauricio Pochettino në fund të sezonit.

Madje klubi është duke punuar për të gjetur edhe një zëvendësues të mundshëm për të ardhmen.

Sezoni i vështirë i “bluve” të Londrës vijoi edhe fundjavën e kaluar, kur ata barazuan ndaj Brentford në fundin e lojës. Chelsea mbetet në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes së Premier League.

Klubit do të presë deri në fund të sezonit pronarin Todd Boehly për të vendosur për të ardhmen e Pochettino. Gjithsesi, klubi ka lëvizur herët dhe dy emra janë në listë: Ruben Amorim i Sportingut dhe Roberto De Zerbi i Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat