Mehmeti di si mposhten durrsakët

Futboll

Mehmeti di si mposhten durrsakët

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:11
Mehmeti

Dinamo do të luajë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.

Kjo sfidë do të zhvillohet këtë të diel dhe pritet që të jetë mjaft interesante duke parë objektivat që dy ekipet kanë.

Dinamovitët i “tremben” paksa historisë që kanë përballë Teutës.

Skuadra kryeqytetase në 14 ndeshjet e zhvilluara më parë në Superiore përballë “Djemve të Detit”, ka fituar vetëm 4. Teuta në krahun tjetër ka triumfuar plot 8 herë, ndërsa 2 sfida kanë përfunduar në barazim.

Por për të thyer mallkimin e këtyre statistikave, Dinamos i vjen në ndihmë Dritan Mehmeti.

Tekniku 44-vjeçar ka zhvilluar 3 ndeshje përballë Teutës dhe i ka fituar të gjitha.

Kështu që, Mehmeti pritet të jetë arsyeja për ekipin e tij për të marrë 3 pikët mjaft të vyera në këtë ndeshje, pasi Dinamo tashmë është një pretendent serioz për “Final Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat