Dukagjini pret Dritën në Klinë, Prishtina takohet me Trepçën ’89 në Lipjan

Futboll

Dukagjini pret Dritën në Klinë, Prishtina takohet me Trepçën ’89 në Lipjan

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën luhen dy sfida, Dukagjini pret Dritën në Klinë, derisa Prishtina takohet me Trepçën ’89 në Lipjan.

Ndërsa, të enjten na presin dy ballafaqime të tjera. Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit, teksa takohen edhe dy skuadrat nga Liga e Parë, Vjosa me Suharekën ’23.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 13:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat