Duel titanësh në Gjermani! Kosova e Dusseldorfit mobilizohet  

Futboll

Duel titanësh në Gjermani! Kosova e Dusseldorfit mobilizohet  

Nga: K. Goca Më: 6 mars 2024 Në ora: 17:19
Bujar Neziri e Petrit Rushiti

SG Benrath Hassels - Kosova e Dusseldorfit, duel titanësh në kuadër të javës së 21-të të Bezirksliga.

Lideri i kampionatit, Kosova, me qetësi e presin derbin e të dielës. 

Kryetrajneri i Kosovës, Petrit Rushiti, është para sfidës së radhës, para derbi të javës.

Bujar Neziri, president i klubit, e ka më së të qartë edhe nivelin e skuadrës rivale dhe në asnjë formë nuk i frikësohen por duan trepikëshin e ri.

“Ndeshja e javës së 21-të kampionale na bie si kundërshtarë SG Benrath Hassels

Duelet mes SG Benrath Hassels dhe ekipit tonë njihem gjithmonë si duele titanësh duke marrë parasysh se kemi të njejtin vend ku i zhvillojmë ndeshjet po ashtu edhe në tabelë dy ekipet janë lart”, njofton FC Kosova e Dusseldorfit.

SG Benrath Hassels ani se renditet në vend të katërt por është prej skuadrave që e do me çdo kreun e tabelës.

Futbollistët e Kosovës po përgatiten për të fituar tre pikët e radhës dhe të përforcojnë gjithnjë e më shumë kreun.  

“SG Benrath Hassels gjendet i 4-ti në tabelë me 49 pikë, ndërsa ekipi ynë në vendin e 1-rë me 54 pikë, kjo edhe e bën më të nxehtë duelin mes dy ekipeve.

Klubi ynë është përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe dëshiron që të vazhdoj serinë pozitive ku nga 11 ndeshjet e fundit nuk kemi humbur asnjë me mbrojtjen më të mirë në ligë.

Djelmoshat tanë janë shumë të motivuar për të dalë me tre pikë nga kjo ndeshje.

Këtë të diele me fillim nga ora 15:30 SG Benrath Hassels - FC Kosova Düsseldorf.

Në Am Wald 130,40599 Düsseldorf 

Ju ftojmë ta përkrahni ekipin tonë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme”, - njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat