Pioli, para sfidës me Slavian e Pragës: Ta përballojmë me respekt

Futboll

Pioli, para sfidës me Slavian e Pragës: Ta përballojmë me respekt

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:03
Pioli

Çfarë ekipi është Slavia e Pragës? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë në konferencën për shtypin Stefano Piolit, trajner i Milanit, i cili në prag të ndeshjes në shtëpi kundër ekipit sllovak u përgjigj kështu:

“Është një skuadër shumë intensive, vrapon shumë dhe mirë, ata janë shumë të drejtpërdrejtë, luajnë me tre sulmuesit afër njëri-tjetrit, bëjnë futboll fizik dhe të shpejtë.

Cilësia e skuadrës është e lartë dhe trajneri i tyre është shumë i mirë, sepse ndryshon në çdo ndeshje 5-6 lojtarë, duke ruajtur një nivel të lartë.

Është një kundërshtar që duhet përballuar me shumë respekt”.

A mund të ketë ndonjë peshë emri apo stema e Milanit për Slavian?

Stema nuk zbret në fushë, duhet të bëjmë që forca dhe vlera jonë të kenë peshë.

Cili është plani juaj mes kampionatit dhe Europa League-s?

Duhet të mendojmë se mund ta fitojmë. Për mendimin tim, nuk është mentaliteti i duhur për të parë shumë larg.

Ne përballemi me një kundërshtar që ka humbur vetëm një ndeshje në Romë dhe duhet të përfitojmë nga faktori fushë. Brenda nesh kemi vetëdijen dhe entuziazmin për të menduar për të arritur deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat