Rohde pret që nga Kosova ta mbështesin ekipin gjerman

Futboll

Rohde pret që nga Kosova ta mbështesin ekipin gjerman

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:28
Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar për Kampionatin Evropian të futbollit që do të fillojë në qershor.

Euro 2024 do të zhvillohet pikërisht në Gjermani, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Shqipëria.

E Rohde megjithatë pret që qytetarët e Kosovës ta mbështesin ekipin gjerman, teksa shpreson se ata ta fitojnë Evropianin

“Kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në EURO2024 më në fund të fillojë! Si një entuziast i futbollit, mezi pres me padurim ndeshjet magjepsëse, lojën e ndershme dhe – sigurisht – një tjetër “Sommermärchen” me Gjermaninë si ekip fitues.

Duke llogaritur në mbështetjen e kosovarëve – si këtu ashtu edhe në Gjermani”, shkroi Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat