Borussia Dortmund kualifikohet në Botërorin e Klubeve 2025

Futboll

Borussia Dortmund kualifikohet në Botërorin e Klubeve 2025

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:46
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund kualifikohet në Botërorin e Klubeve 2025!

Me eliminimin e Leipzig nga Champions League pas barazimit me Realin e Madridit, Borussia Dortmund siguroi një vend në Botërorin e Klubeve 2025.

Verdhezinjtë janë skuadra e dytë gjermane që kualifikohet në kompeticionin e ri, i cili do të nisë më 15 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 13 korrik, pas Bayernit të Mynihut.

Italia do të ketë gjithashtu dy vende në dispozicion. Njëri tashmë është zënë nga Interi falë kalimit të fazës së parë të Champions League, për vendin e dytë në dispozicion gara mbetet e hapur për atë mes Juventusit dhe Napolit, me kamopionët në fuqi të Serie A, që janë të detyruar të kapërcejnë Barcelonën dhe të kalojnë në çerekfinale të Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat