Barça në kërkim të një trajneri

Futboll

Barça në kërkim të një trajneri

Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:21
Laporta

Tashmë gjithçka është vulosur, me teknikun, Xavi Hernandez që do t’i japë në fund të këtij sezoni, aventurës së tij, te “Katalanasit” e Barcelona, aventurë që nisi 6 nëntorin e viti 2021 dhe që prej atij momenti arriti të shtojë edhe dy trofe të tjerë te “Blaugranat”, atë të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga dhe Superkupën e Spanjës, në sezonin 2022-2023.

Megjithatë tashmë ka mbaruar gjithçka mes trajnerit e klubit, me këta të fundit që kanë filluar të bëjnë kërkimet e para, për strategun e ri të pankinës, i cili si kusht do të ketë rikthimin e “Katalanasve”, në majën e futbollit evropian, ashtu siç ishin vetëm pak vite më parë, kur pjesë e tyre ishte edhe “pleshti”, Lionel Messi.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Barcelona raportohet se ka menduar që t’i besojë skuadrën teknikut të “Topçinjve”, të Arsenal, Mikel Arteta.

Megjithatë, rruga për të arritur tek trajneri spanjoll është e vështirë, aq sa sipas medieve spanjolle ka më shumë gjasa rikthimi i Luis Enrique, i cili aktualisht është në krye të Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat