Tirana nuk plotëson dot 11-shen për duelin me Egnatian

Futboll

Tirana nuk plotëson dot 11-shen për duelin me Egnatian

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:07
Tirana

Tirana do të presë sot Egnatian në orën 17:00 në ‘Elbasan Arena’ për të zhvilluar ndeshjen e javës së 27-të të Superiores. Bardheblutë janë të dënuar për fitore, por e njëjta vlen edhe për kundërshtarët. Final Four është në rrezik të madh teksa gjenden 2 pikë pas vendit të 4-të.

Si për të rënduar akoma më shumë situatën janë mungesat ato që alarmojnë ekipin. Kontigjenti nuk është i plotë, kjo tashmë dihet, por ndaj rrogozhinasve do të jetë e vështirë të plotësojnë edhe 11-shen titullare.

Mbrojtja është për të vënë duart në kokë, jo vetëm për golat me thasë që pësojnë, por edhe sepse sot nuk do të jetë Rimal Haxhiu që është alternativa e vetme në krahun e djathtë. Anësori ka plotësuar numrin e kartonave.

Një tjetër mungesë e madhe është kapiteni Hoxhallari i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e kupës me Teutën. Stafi teknik po ‘lutet’ për një mrekulli të minutave të fundit, por gjasat janë të vështira që ai të jetë gati.

Në këtë mënyrë, Fagut i mbeten vetëm 3 mbrojtës në ekip,  prej tyre janë të majtë. Mici dhe Përgjoni do të detyrohen të bëjnë qendërmbrojtësin krah Bruno Lulajt. Në mesfushë s’ka ndryshime me Deliun, Jonuzin dhe Lushkjen, por nga krahët të detyruar janë të luajnë 2 sulmues. Patrick dhe Latifi do të jenë ekstremët e krahëve, ndërsa në sulm do të jenë Nikqi dhe Abazaj.

Një 3-5-2 i detyruar në letër, por vendosja e tyre mund të jetë ndryshe në fushë në bazë të karakteristikave të lojtarëve.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (3-5-2): Kozi; Lulaj, Mici, Përgjoni; Patrick, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Latifi; Abazaj, Nikqi.
Trajner: Erbim Fagu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat