Pogba merr ofertën e pazakontë

Futboll

Pogba merr ofertën e pazakontë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:44
Pol Pogba

Pas skualifikimit me 4 vjet për doping, Pol Pogba e sheh në rrezik të madh karrierën e tij vetëm në moshën 30-vjeçare. Për momentin, ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, por klubi bardhezi mund ta ndërpresë atë para kohe.

Ndërkohë nga Rusia është zbuluar një hipotezë e bujshme.

Në Rusi, “Media Football League” u krijua në vitin 2022.

Është një kampionat ku skuadrat përbëhen nga personazhe të famshëm të të gjitha fushave (influencer, aktorë, etj.). Pogba është kontaktuar dhe i kanë propozuar të marrë pjesë në kompeticion:

“Mund të duket si shaka, por ne e kemi telefonuar. Deri tani ai ka refuzuar me mirësjellje.

Ai është në një moment të dëshpëruar dhe ka nevojë për kohë për të pranuar që një nga futbollistët më të mirë në botë nuk do të mund të luajë për kaq gjatë” – pohoi organizatori kryesor i kësaj lige.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat