Tetova ‘shpërthen’ ndaj arbitrimit

Futboll

Tetova ‘shpërthen’ ndaj arbitrimit

Më: 10 mars 2024 Në ora: 20:00
Edlir Tetova - majtas

Egnatia u ndal në barazim 1-1 përballë Tiranës nga një penallti në minutën e fundit, që duket se ka sjellë shumë polemika.

Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova nuk është përmbajtur të sulmojë arbitrimin, duke thënë se rasti i fundit nuk ishte penallti dhe se ekipi i tij e fitoi ndeshjen.

“Patjetër që kam kontestime për penalltinë. Ekipi im e ka fituar ndeshjen. Nuk ishte rezultat i drejtë. Lojtari e ka prekur me dorë topin para se të hyjë në zonë.

Edhe ndërhyrja e Hoxhallarit në pjesën e parë ishte penallti për ne.

Nuk ishte rezultat i drejtë. Ekip im e ka fituar ndeshjen.

Pjesën e parë një lojë e barabartë. Besoj se në pjesën e dytë, po të ishte shënuar ai goli i Spahiut do kishte tjetër rrjedhë loja. Është një nga ato ndeshjet që i ngjan “Final 4” dhe nuk donim të linim hapësira.

Edhe në qoftë se lojtari nuk e ka prekur topin me dorë, lojtari i Tiranës është lidhur te lojtari jonë.

E di që është transmetuar ndeshja, por pamja nuk është e mirë.

Më vjen keq për çunat e mi. Më vjen keq për djersën e atyre që derdhin në fushë, edhe të vijnë të ta heqin ndeshjen.

Kur një ekip rri te ½ e vetë, është shumë e vështirë të rrijë te linja e vetë. Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e manovrës së presingut. Edhe ata e kishin përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe nuk donin ta humbnin ndeshjen”, u shpreh Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat