​Napoli rikthehet titullar në misionin e Napolit për ta eliminuar Barçën

Futboll

​Napoli rikthehet titullar në misionin e Napolit për ta eliminuar Barçën

Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:29
Napoli do të ketë Amir Rrahmanin

Napoli do të ketë Amir Rrahmanin, Mathias Oliveran dhe Hamed Traoren përsëri në formacionin startues, pasi Francesco Calzona pritet të luajë me skuadrën e tij më të fortë për t'u përballur me Barcelonën në ndeshjen e dytë të 1/16-të të Ligës së Kampionëve sonte.

“Partenopei” shkon në “Camp Nou” me rezultatin 1-1 nga ndeshja e parë në shtëpi në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Napoli duhet gjithashtu të shmangë eliminimin nëse dëshiron të mbajë të gjalla shpresat e tyre për t'u kualifikuar në Kupën e Botës për Klube FIFA të rinovuar rishtazi në 2025.

Nga ana tjetër, Barcelona ka disa mungesa, pasi mesfushorët Pedri, Gavi dhe Frenkie De Jong mbeten ende jashtë për shkak të lëndimeve, ashtu si edhe Alejandro Balde. Marcos Alonso dhe Ferran Torres janë gjithashtu në dyshim.

Xavi pritet të emërojë treshen e tij të preferuar, Lamine Yamal, Joao Felix dhe golashënuesi kryesor Robert Leëandoëski në fazën e sulmit.

Këto janë formacionet e mundhsme të kësaj ndeshje që nis nga ora 21:00:

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Traore; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Barcelona (4-3-3): Ter Stege, Kounde, Araujo, Martinez, Cancelo; Fermin, Christensen, Gundogan; Yamal, Leëandoëski, Felix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat