Formacionet e sfidës Arsenal - Porto

Futboll

Formacionet e sfidës Arsenal - Porto

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:20
Formacionet

Pas thujase një javë mungesë mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet spektakli i UEFA Champions League, ku me përfundimin e 90 minutave të sotme do të mësohen edhe dy emra të tjera, që do të arrijnë në fazën e çerekfinaleve, të kompeticionit, teksa në “Emirates Stadium”, “Topçinjtë” e Arsenal do të presin “Dragonjtë” e Porto.

Sa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur, si zakonisht spanjolli, David Raya.

Në krahët e mbrojtjes janë Ben Ëhite e Jakub Kiwior, me qendrën që mbulohet nga dyshja Gabriel-Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Jorginho, Declan Rice e Martin Odegaard, ndërsa sulmit përbëhet nga Bukayo Saka, Kai Havertz e Leandro Trossard.

Në krahun tjetër, tekniku, Sergio Conceicao ka vendosur t’i bëjë ballë “Dragonjve” të tij, me formacionin, 4, ku në portë është vendosur “gardiani” portugez, Diogo Costa. Mbrojtja me katër përbëhet nga Joao Mario, Pepe, Otavio e Wendell, ndërkohë që para tyre vendosen Nico e Alan Varela.

Më të avancuar janë Conceicao, Pepe e Galeno, ndërsa në “majën” e sulmit i vetëm është braziliani, Evanilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat