Ish - portieri i mirënjohur Esat Mehmeti: Agim Ademi, personalitet që i takon kohës së sakrificës

Futboll

Ish - portieri i mirënjohur Esat Mehmeti: Agim Ademi, personalitet që i takon kohës së sakrificës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:06
Agim Ademi e Esat Mehmeti

Ish-portieri i mirënjohur kosovar, Esat Mehmeti i cili njihet për kontributin e madh në futbollin e Kosovës në kohën e sakrificës, ka thurrë lavde për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se Ademi përveçqë është një humanist i madh, kontributi i tij për futbollin është i jashtëzakonshëm duke mos i lënë asnjëherë vetëm futbollistët.

“Vërtetë Agim Ademi është një njeri human e personalitet i rrallë që i takon kohës së sakrifices, një njeri i besueshëm i presidentit historik Ibrahim Rugovës

Asnjëherë nuk i la sportistët vetëm

Klubi i tij Kosova vazhdon të garoi mbi 3 dekada.

Përherë është në ndihmë nevojtarëve, ate më së miri e rrëfen humanisti historik Halil Kastrat.

Respekt për Ju”, ka shkruar Mehmeti në një postim të bërë nga kryetari i futbollit të veteranëve Enes Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat