Federata e Francës nuk lejon pushim për lojtarët që janë agjërueshëm!

Futboll

Federata e Francës nuk lejon pushim për lojtarët që janë agjërueshëm!

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:20
Pamje nga një ndeshje

Federata e Francës nuk lejon pushim për lojtarët që janë agjërueshëm!!

Nga dita e hënë ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe kjo ndikon shumë edhe në sport, në veçanti në futboll. Shumë futbollistë nga ligat e ndryshme do të agjërojnë për këtë muaj që i përket fesë islame.

Sipas ”RMC Sport”, Federata e Futbollit të Francës nuk ka lejuar të ketë pushim gjatë ndeshjeve për lojtarët që janë agjërueshëm.

Pra, ata nuk do të lejohen të bëjnë iftar gjatë ndeshjes, ashtu siç e kishte lejuar Premier Liga sezonin e kaluar dhe Superliga e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat