Kida: Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës

Futboll

Kida: Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:24
Qëndrim Kida

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit.

Malisheva e njoftoi Llapin me humbjen e parë në pranevrë duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Kjo fitore i ka pëlqyer trajnerit Kida, i cili e ka vlerësuar ekipin e tij dhe lojtarët.

“Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën që kanë bërë lojtarët”, ka thënë fillimisht Kida pas ndeshjes.

“Me fitore dëshmuam se humbja ndaj Ballkanit ka ardhur si rrjedhojë e një dite të keqe për ne”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ecurinë dhe fazën, pasi tash me vështirësi arrihen fitoret”, përfundoi trajneri i Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat