“Të kaltërit” prezantojnë fanellën e Euro 2024!

Futboll

“Të kaltërit” prezantojnë fanellën e Euro 2024!

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Italia është rivali i parë i Shqipërisë, “të kaltërit” prezantojnë fanellën e Euro 2024!

Italia është rivali i parë i Shqipërisë në Euro 2024. Luftëtarët e Sylvinho do të nisin aventurën e tyre emocionuese në Gjermani 2024 pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Sfida është e programuar për datën 15 qershor, në orën 21:00 dhe në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund, dhe kombëtarja italiane ka prezantuar ditën e enjte fanellat me të cilat do të garojnë në Europian.

Shorti ka përcaktuar që ndeshja të jetë Itali-Shqipëri dhe kështu djemtë e Spallettit do të futen në fushë me fanellën e kaltër kundër Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat