Të ardhurat nga Liga e Kampioneve 2023/24, Napoli më mirë se tre ekipet e tjera italiane

Futboll

Të ardhurat nga Liga e Kampioneve 2023/24, Napoli më mirë se tre ekipet e tjera italiane

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Asnjë ekip italian në çerekfinalet e Champions League 2023/24: Inter, Lacio dhe Napoli të eliminuar në fazën e 1/16, ndërsa Milani jashtë që pas grupeve. Prandaj tashmë mund të bëjmë një vlerësim përfundimtar të të ardhurave që katër skuadrat italiane kanë marrë pjesë.

Ka një përjashtim, Milani ende po fiton nga pjesëmarrja në Evropë, pasi po luan në Ligën e Evropës. Në shifrat e përpunuara nga “Calcio & Finanza”, Napoli është përpara të gjithëve falë renditjes më të lartë historike (p.sh. rezultatet evropiane të viteve të fundit) dhe grupit më të lartë të tregut, sepse ishin kualifikuar me vendin e parë në kampionat.

Më pas është Interi që mbrohet falë ecurisë së mirë në grup, pa humbje, edhe pse padyshim shifra e vitit të kaluar është e pakrahasueshme kur, falë arritjes në finale, ata kishin arkëtuar mbi 100 milionë euro.

E treta ështe Lacio, e cila përfitoi edhe nga vendi i dytë në Serinë A të fundit. I katërti është Milani, i eliminuar në grupe, por që siç përmendëm më lart, mund të ngrihet falë Ligës së Europës (ku ka fituar më pak se 5 milionë, në rast të çerekfinaleve do të arrinte në 6.6 milionë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat