Përballen me Skënderbeun

Futboll

Përballen me Skënderbeun

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:50
Edlir Tetova

Ndeshja e sotme me Skënderbeun, ndonëse nuk konsiderohet përcaktuese, është mjaft e rëndësishëm për Egnatian. Rrogozhinasit do të mundohen të lënë pas krizën e javëve të fundit për të qenë komodë në tabelën e klasifikimit.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Edlir Tetova është shprehur se kundër korçarëve do të kërkohet kthesa, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Durrsaku i stolit bardhëjeshil thekson se Egnatia nuk ka aspak presion, sepse sezoni vendoset në maj dhe se vendi i parë nuk garanton asgjë pas 36 javësh.

SKËNDERBEU – Për ndeshjen e sotmë në Korçë, Tetova u shpreh:

“Do të jetë një 90-minutësh i luftuar, ashtu siç kanë rezultuar edhe tre takimet e mëparshëm me Skënderbeun këtë sezon. Jemi të vetëdijshëm që përballë do të kemi një rival që ka kualitete, por do të futemi në fushë me idetë tona për të marrë 3 pikët.

U kam kërkuar lojtarëve të jenë të kujdesshëm në çdo moment për të mos rrezikuar nga episode që mund të përcaktojnë fatin e ndeshjes. Duam ta nisim me këmbën e mbarë këtë fazë dhe për këtë do të bëjmë gjithçka në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat