Merlaku kreator i fitores së Dukagjinit

Futboll

Merlaku kreator i fitores së Dukagjinit

Nga: K.G. Më: 17 mars 2024 Në ora: 15:00
Pamje nga ndeshja

Dukagjini i Klinës ka arkëtuar tre pikë të qetësisë për në vazhdim të kampionatit.

Dukagjini para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 1:0 Feronikelin ‘74 nga Drenasi, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Altin Merlaku në minutën e 45-të shënoi për fitoren e klinasve.

Dukagjini zë vendin e gjashtë me 34 pikë e Feronikeli ’74 renditet në të tetin me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat