Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Futboll

Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Më: 19 mars 2024 Në ora: 00:13
Jadon Sanchos

Borussia Dortmundi pritet që të vazhdojë bisedimet me Manchester United për transfeirmin e përhershëm të Jadon Sanchos, teksa klubi gjerman tashmë u ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez çmimin që janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e tij.

Sulmuesi anglez iu ribashkua Dortmundit në një marrëveshje afatshkurtër në janar pas raporteve të ftohta me Erik Ten Hag tek United.

Sancho ka kaluar në një formë të mirë në Gjermani, teksa deri më tani numëron një gol dhe dy asistime.

Sky Sports Germany tani ka raportuar se Sancho ka shprehur dëshirën që të qëndrojë tek Dortmundi. Për këtë arsye, është caktuar një takim tjetër mes palëve gjatë javëve në vijim, për të parë nëse një marrëveshje mund të arrihet.

Siç raporton Sky Germany, pengesa e vetme në këtë marrëveshje do të jetë paga e lojtarit, pasi Sancho përfiton rreth 300 mijë euro në javë tek United.

Sipas raportit, klubi gjerman do të ishte i gatshëm të paguante maksimumi deri në 35 milionë euro për kartonin e tij, një shumë tejet e vogël në krahasim me atë që ‘Djajtë e Kuq’ kanë paguar për transferimin e tij në 2021 (73 milionë euro).

Sido që të jetë, Sancho do të vazhdojë punën e tij tek Dortmundi, ose për t’i bindur ata për blerjen e tij përfundimtare ose do ta vendosë veten në dispozicion për shitje.

23-vjeçari thuhet se ka zgjuar një interesim të madh nga Arabia Saudite, të cilët janë të gatshëm për një tjetër verë me shpenzime të mëdha pas ‘heshtjes’ që mbizotëroi tek ta gjatë janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat