Në hapat e Shaqirit dhe Xhakës

Futboll

Në hapat e Shaqirit dhe Xhakës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:42
Londrit Hamidi

Londrit Hamidi, një i ri me origjine nga Bujanoci i cili me prindërit e tij  jeton që prej vitesh në Zvicër, krahas mësimeve ai merret me sport, ne veçanti me futboll.

Londriti aktualisht është futbollist (mesfushor) i ekipit të njohur ne Zvicër – FC Biel, kurse aktualisht gjendet ne Kosove.

Për sukseset e tij në futboll, gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar një bisedë me futbollistin shqiptar me perspektivë Londrit Hamidin.

Image

Mimoza

Trajneri i tij Anthony Sirufo: Londriti e ka këmbën e majtë të fortë se te djathtën, prandaj nuk ja huq kur shënon gol. Ai është teknik i mirë

Se kur ka nisur të merret me futboll dhe si ia arriti te jetë lojtar i FC – Biel, fillimisht Londriti rrëfen rrugëtimin e tij në perspektivën e futbollit: “Unë prej moshës 5 vjet luaj futboll, kam fillu në FC Bümpliz, aty kam luajtur deri kur i kam mbush 10-11vjet.

Me pas, në moshën 11 vjeçare më kanë marrë në BSC Young Boys ku kam mësuar dhe fituar një përvojë të mirë për shtat vite rresht në BSC Young Boys. Pas këtij ekipi me kane pranuar ne FC Rapperswil-Jona. Tani momentalisht jam ne FC Biel qe dy vite..“.

Londrit Hamidi nga ekipi i tij vlerësohet si një futbollist i shkathet. Ai edhe pse mban pozicionin e mesfushorit dhe anësor i djathtë, por për shkak talentit dhe reagimit të shpejt me pasime të mira, ai në lojë konsiderohet edhe si në gjuajtës i lirë.

Edhe trajneri i Biel, Anthony Sirufo, është shprehur i kënaqur me performancën e lojtarit të tij të ri. “Ai punon shumë seriozisht dhe i zbaton mirë udhëzimet e mia”, thotë Sirufo, duke theksuar edhe cilësitë futbollistike të Hamidit. “Ai ka një goditje të mirë me këmbën e majtë të fortë dhe teknikë të mirë. Ajo që i mungon ende është përvoja në ndeshje”, ka thënë Sirufo.

Familja e futbollistëve.. Jo vetëm Londriti, futbollist por edhe motra Mimoza. 

“Të merresh me sport, sidomos me futboll është mirë në Zvicër, sepse ke te gjitha kushtet dhe ky vend të jep mundësitë, t’i hapi dyert për përspektiva te reja në çdo lloj sporti.

Unë kështu kam filluar dhe falë Zvicrës kam arritur këtu, çka kam kohë edhe për më shumë ta dëshmoje veten.

Për këto suksese padyshim do falënderuar edhe familjen time, në veçanti prindërit e mi te cilët gjë me kanë ndejtur afër, me kanë përkrahur vazhdimisht.

Këtu s’do lënë pa përmendur edhe motrën time Mimozën, po ashtu futbolliste në Bazel të cilën edhe pse e kam konkurrente, ajo megjithatë me ndihmon dhe me jep vullnet për të avancuar“, - thotë Londrit Hamidi duke qeshur.
Motra e tij Mimoza Hamidi, e cila është dy vjet më e madhe se ai, është mesfushore në skuadrën e femrave në FC Thun, e cila aktualisht është e pesta në Superligë.

Sa i përket të ardhmes, planeve edhe Londrit Hamidi ka ëndrrat e tij për të qenë lartë e më lart në futboll dhe ndjekur rrugën e Shaqirit dhe Xhakës për te shkëlqyer në fushën e gjelbër.

“Rruga për të qene futbollist i mire, sikur yjet tona ne kombëtaren  zvicerane, nuk është aq lehtë.

Kjo rrugë e sukseseve ka shumë sfida, nuk varet e tëra nga aftësitë apo vullneti i një futbollisti, por edhe nga menaxheri,  trajneri dhe shume faktor tjerë, besa edhe pak fati.. Synimet e mia nuk ndalen këtu.

Do bej maksimumin që një ditë të luaj edhe për kombëtaren e Shqipërisë. Me dijtë se nuk ia arrijë të realizoje ketë ëndërr që tash do e kisha lënë futbollin”, ka thënë në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat