Agim Ademi: Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar

Futboll

Agim Ademi: Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar

Nga: K. G. Më: 20 mars 2024 Në ora: 14:09
Agim Ademi në mesin e stafit kombëtar

Kosova po përgatitet për dy ndeshjet miqësore, e para luhet me 22 mars ndaj Armenisë, dhe e dyta, me 26 mars me Hungarinë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka fjalë miradije për kombëtaren e Kosovës. 

“Fillimi i ri për Kombëtaren tonë! 

Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri. 

Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit. 

Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë.

Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë”, ka shkruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat